Foto-ilustrim

Malishevë, gjuan me armë gjatë ahengut

Nje person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme kanë marrë informacion për gjuajtje me armë në një aheng familjar në fshatin Astrazub të Malishevës.

Pas marrjes së informacionit Policia niset drejt vendit të ngjarjes, ku pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit gjejnë dhe konfiskojnë një pistoletë me pesë copë fishekë dhe dy gëzhoja.

I dyshuari sipas Policisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.