Malishevë, fëmija 4 vjeçar vdes pasi u godit nga vetura

Një fëmijë ka mbetur i vdekur pas një aksidenti të trafikut para rreth një ore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës.

Sipas Policisë, në këtë aksident trafiku është goditur fëmija i cili më pas është dërguar në QKMF, në Malishevë.

Në QKMF, mjeku kujdestar ka konstatuar se 4 vjeçari është pa shenja jete.

Policia thotë se i dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Malishevë.