Malishevë - Dorëzohet autoambulanca nga fondacioni gjerman

Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Malishevë sot ka përfituar një autoambulancë nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”.

“Vetura është sjellë në Malishevë nga vet përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa vetura dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i cili veturën dhe çelësat ja ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë”- thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.

Ragip Begaj, kryetari i komunës së Malishevës, me rastin e pranimit të autoambulancës, kishte falënderuar donatorët gjerman.

“Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtoj të tillë. Ne ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, ka thënë kryetari Begaj.

Humanisti Rudolf Broer dhe fondacioni të cilin e drejton “Luftbrucke”, disa herë ka ndihmuar komunën e Malishevës, me donacione të tilla.

Një ndër donacionet tjera ishte edhe një kombi-bus, për shërbimin e dializës, për personat në nevojë, pastaj karroca për personat me nevoja të veçanta, dhe shumë donacione të tjera, përfshi edhe këtë autoambulancë për nevojat e QKMF-së.

“Luftbrucke”, në ceremoninë e festimit të 30 vjetorit të tij, për komunën e Malishevës ka dhuruar këtë autoambulancë, për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.