Malishevë, djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet e raportuara kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë dhe Malishevë.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës me të cilën është në lidhje bashkëjetese. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Deçan, forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj dy prindërve të tij. Sipas raportit policor, i dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Deçan, ku Policia ja arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Në raportin policor thuhet se i dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Malishevë, Policia njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.