Malishevë, burri dyshohet për rrahjen e bashkëshortes
05.8.2024 - 11:01
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve.
Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur djalin e tij në Pejë.
Policia bën të ditur se te i njejti janë konfiskuar dhjetë fishekë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Malishevë.
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.