Ilustrim

Malishevë, babai me tre djemtë arrestohen pasi u përleshen mes vete

Babai me tre djemtë janë arrestuar pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete.

Rasti ka ndodhur në Malishevë në orën 20:00.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.