Pamje nga Malisheve

Malishevë, arrestohet pasi kërcënoi pronarin e qebaptores dhe klientët

Në fshatin Bellanicë të Malishëves është arrestuar një burrë i cili ishte futur në një lokal (qebaptore), dhe kishte kanosur prnarin së bashku me klientët që ishin brenda.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit i cili pas matjes ka rezultuar  0.91 promil.

Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 17:00.