Malishevë, arrestohet pasi i gjenden dy armë dhe marihuanë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në veturën dhe në shtëpinë e tij, i janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit të marihuanës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ibrahim Mazreku, rreth orës 14:05.

“Në veturën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 38.8 gram, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe 2.28 gram tjerë”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu në shtëpinë e të dyshuarit ku edhe janë sekuestruar dy pushkët e gjuetisë, sipas Policisë njëra nga këto pushkë kanë qenë me leje të skaduar.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.