
Malishevë, arrestohet një i dyshuar për dhunim seksual
19.12.2024 - 10:13
Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Malishevës është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti në polici është raportuar më 18.12.2024, rreth orës 12:50.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Polica në raportin e saj, rastin e ka klasifikuar si dhunim.