Ilustrim

Malishevë, arrestohet një grua pasi dyshohet se rrahu fëmijën dhe bashkëshortin

Një grua është arrestuar sot nga Policia  në Malishevë  pasi që dyshohet se ajo e ka rrahur fëmijën dhe bashkëshortin e saj duke u shkaktuar atyre lëndime trupore.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Sot Stacioni Policor në  Malishevë ka arrestuar një grua, femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë” – ka bërë të ditur Elezi duke shtuar se rasti ka ndodhur në ora 11:15.