
ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP
Malishevë, arrestohet një burrë pasi kërcënoi ish të dashurën përmes rrjeteve sociale
27.1.2023 - 10:45
Një burrë nga Malisheva është arrestuar pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale ish të dashurën e tij.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Derisa, rasti ishte raportuar në shtator të vitit 2022.
“Malishevë 01.09.2022-21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare (ish të dashurën e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet nga policia.