foto: Ilustrim

Malishevë - Arrestohet i dyshuari, dhunoi një grua në një motel

Një person është arrestuar për veprën penale dhunim.

Policia ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë moteli një grua dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht.

I gjithë rasti ka ndodhur në Komunën e Malishevës dy ditë më parë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili dha vendimin që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.