Malishevë, arrestohen pesë persona për mosveprim sipas vendimit të qeverisë gjatë pandemisë

Në dy fshatra të Malishevës dje janë arrestuar tre persona për mos respektim të vendimit të qeverisë.

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Banjë dje rreth orës 10:00.

Kurse dy të tjerë janë arrestuar në fshatin Astrazup rreth orës 14:20. Njëri nga ta ishte liruar kurse tjetri ishte dërguar në mbajtje thuhet në njoftimin e policisë.

Më 7 prill rreth orës 16:30 në Pagarushë të Malishevës për mos respektim të vendimit të qeverisë janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malisheva është vendi më i prekur me COVID-19 në Kosovë me 66 raste

Mbrëmë Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë e ka konfirmuar përmes një njoftimi se ka vdekur edhe personi i gjashtë i infektuar me COVID-19 në Kosovë, nga Banja e Malishevës.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri më 8 prill 2020 gjithsej 224 raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Nga rastet  e konfirmuara pozitive, sipas komunave: 66 nga komuna e Malishevës, 25 nga Prishtina, 21 nga Vushtrria, 20 nga Mitrovica e Veriut,  18 nga Gjilani,  13 nga Kamenica, 10 nga Gjakova,  10 nga Zveçani, 7 nga Vitia, 6 nga Peja, 4 nga Podujeva,  3 nga Klina, 3 nga Fushë Kosova, 3 nga Prizreni, 3 nga Leposaviqi, 3 nga Suhareka, 2 nga Ferizaji, 2 nga Zubin Potoku, 2 nga Lipjani dhe me nga 1 nga Drenasi, Obiliqit dhe Shtimja.

Deri më tani, nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur një qytetar nga Dumnica e Podujevës, një nga fshati Korishë e Prizrenit, një nga fshati Sazli i Ferizajt, dy nga Prishtina, dhe viktima e djeshme nga Banja e Malishevës.