Malishevë - Aksion për dhurimin e gjakut

Komuna e Malishevës njofton se sot zyrtarët policor të kësaj komune, po vazhdojnë vullnetarizmin e tyre për dhurimin e gjakut.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të stacionit në Malishevës, po e vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut, për nevojat e spitaleve në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Përveç policëve në këtë komunë, edhe qytetarët janë bashkangjitur aksionit për dhurimin e gjakut.

“Zyrtarët policorë, por edhe qytetarë të tjerë i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut, aksion i cili është duke u mbajtur në ambientet e stacionit policor, nga ana e Entit të Transfuzionit të Gjakut”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.