Malishevë - 13 persona grumbullohen në një lokal, ndërhyn policia

Policia e Kosovës i ka ndaluar 13 burra të cilët ishin mbledhur në një lokal, duke mos respektuar kështu vendimin e qeverisë për karantinë, për shkak të coronavirusit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Balicë të Malishevës, mbrëmë rreth orës 20:50.

PK-ja njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.

Që nga dje, me 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja të qarkullimit, ku qytearëve u lejohet që të dalin jashtë shtëpive të tyre, ppër vetëm gjysmë ore në ditë.

Deri më tani, sipas IKShPK-së, në Kosovë janë konfirmuar 423 raste me COVID-19, 71 të shëruar dhe 9 vdekje.