Malishevasi pren shputën e këmbës në vendin e punës

Një burrë në fshatin Berishë të Malishevës ka prerë shputën e këmbës, në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, dje rreth orës 11:45.

Sipas njoftimit, viktima më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe Inspektorati i Punës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.