Pamje nga Malisheve

Malisheva strehon 70 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Malishevës njofton se 70 persona të prekur nga tërmeti janë akomoduar në këtë komunë.

Këto familje janë strehuar në qytet dhe fshatra, të cilët edhe janë vizituar nga zyrtarët e komunës së Malishevës.

Paraprakisht personat e ardhur ishin evidentuar.

“Komuna e Malishevës, brenda mundësive dhe kompetencave do të kujdeset për të gjitha familjet, banorët e komunës së Malishevës, kanë hapur dyert për të gjithë ata që kanë nevojë të qëndrojnë në vendin tonë, për aq sa ata kanë nevojë”, thuhet në njoftim të komunës së Malishevës.

Ky termët në Shqipëri mori jetën e 49 personave dhe ka lënë 900 persona të tjerë me lëndime.

49 të vdekur dhe 900 të lënduar nga tërmeti në Shqipëri