Malisheva

Malisheva bëhet me objekt të ri të QKMF-së

Në Komunën e Malishevës sot është bërë përurimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se është i lumtur që sot është përuruar objekti i QKMF-së në këtë komunë.

“Meqenëse jemi në kushte të pandemisë atëherë jemi të obliguar që të respektojmë të gjitha rregullat dhe rekomandimet të IKSHPK-së dhe vendimet e MSH-së, gjegjësisht qeverisë. Meqë jemi sot për një lajm të mirë, për  një promovmim të një objekti që i ka munguar infrastrukturës së QKMF-së dhe e ndjej veten jashtëzakonisht të lumtur që sot kjo mungesë e kamotshme po plotësohet”, shtoi ai.

Sipas tij kjo ka qenë preokupim që nga viti 2014. Nënkryetari shtoi gjendja me pandeminë më Malishevë është e qetë.

Për këtë përurim foli edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Interesimi jonë i përbashkët edhe në emër të qeverisë dhe si ministri e Shëndetësisë është avancimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët tanë, në këtë aspekt për qytetarët e Malishevës sigurisht do të lehtësojë punën së pari të profesionistëve, menaxhmentit dhe shërbimet të cilat do të ofrohen do të jenë më të lehta dhe tepër të domosdoshme për qytetarët e Malishevës dhe rajonit të shpeshherë marrin shërbime”, tha ministri.