Mali i Zi, testi PCR falas për turistët

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi ka njoftuar institucionet shëndetësore së nga 13 maji të bëjnë teste PCR falas për turistët të cilëve u duhen për t’u kthyer në vendin e tyre.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit malazez.

“Ministria e Shëndetësisë ka informuar Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjitha qendrat e shëndetit në Mal të Zi që duke filluar nga e enjte, 13 maj, do të bëjnë falas teste PCR për turistët që u duhet testi për t’u kthyer në vendet e tyre”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.