FOTO-Ilustrim

Mali i Zi shtrëngon masat kundër COVID-19

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Malit të Zi njoftoi të mërkurën se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja kundër pandemisë COVID-19.

Masat e reja epidemiologjike që do të zgjasin për shtatë ditët e ardhshme ndalojnë funksionimin e qendrave tregtare në Budva, Tivat, Herceg Novi, Podgoricë, Cetinje, Niksiq, Kotor, Tivar, Ulqin, Pluzhine dhe Plevla.

Në këto komuna, ku në 100 mijë banorë ka një mesatare prej më shumë se 800 qytetarësh të infektuar me COVID-19, gjithashtu u është ndaluar të lëvizin jashtë komunës, si dhe funksionimin e objekteve hotelierike, shkollat, kazinotë, palestrat si dhe mbyllja e parqeve.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq tha se përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, një test negativ PCR ose një test i shpejtë antigjeni, jo më i vjetër se 48 orë ose një test serologjik pozitiv për antitrupat IgG, nuk iu kërkohet për të hyrë në Mal të Zi.

Mali i Zi është shteti më i prekur nga COVID-19 dhe për këtë ka marrë vendim për mbylljen e lëvizjes ndër qytete. Për shkak të numrit të lartë infeksioneve qeveria e Malit të Zi ka kërkuar ndihmën e NATO dhe të BE./VOA