Ilustrim, Foto: REL

Mali i Zi, rritje e rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka regjistruar 151 raste të reja infektimi me COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga numërimi i djeshëm, gjashtë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, është 1 463.

Gjithashtu, ISHP njoftoi edhe 235 pacientë të shëruar. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 2 663.

Incidenca më e lartë 14-ditore e rasteve të reja COVID-19 për 100 000 banorë u regjistrua në komunat Andrijevica, Pljevlja dhe Savnik.

Që nga fillimi i prillit, 177 persona kanë vdekur në Malin e Zi, mesatarisht tetë në ditë./RTV 21