Ilustrim

Mali i Zi – Që nga 25 prilli nuk ka raste të reja me COVID-19

 

Në ditën e 42 që kur është shfaqur pandemia COVID-19 në Mal të Zi, ky shtet ka arritur ta frenojë përhapjen e virusit në masë të madhe.

Kjo pasi që më datë 25 prill  është shfaqur një rast COVID-19, dhe i fundit që nga ajo datë e deri më sot, raporton Rtcg.me.

Që nga 17 marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 deri me datë 25 prill janë konfirmuar gjithsej 321 raste me pandeminë Coronavirusit.

Nga ky numër i përgjithshëm janë shëruar 189 pacientë, ndërsa janë shënuar 7 viktima, dhe aktive mbesin 125 raste, të cilët janë duke u trajtuar në Spitale apo nëpër trajtime në vet izolim.

Podgorica është qyteti me numrin më të madh të rasteve gjithsej 163 raste të konfirmuara, ndërsa Komuna e Tuzit ka 37 raste, qyteti Nikshiq ka 34 raste, Bari ka 23 raste dhe Ulqini me 22 raste të konfirmuara janë komunat që kanë numër më të madh të rasteve, ndërsa komunat tjera kanë nga 3 deri në 7 raste për Komunë.

Gjatë javës së shkoi kryeministri Markoviq në një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit, ka thënë se sallonet e flokëve dhe bukurisë dhe ndërmarrjet e tjera të vogla do të fillojnë të punojnë nga 4 maj, ndërsa dyqanet, hotelet, kafenetë dhe restorantet do të fillojnë të rihapen në gjysmën e dytë të majit.

Që nga data 4 maj do të rikthehen në funksion edhe shërbimet e taksistëve, mirëpo lëvizja do të lejohet vetëm brenda kufijve administrativ të Komunave, pra nuk do të lejohet të lëvizet nga një Komunë në tjetrën.

Ndërsa trafiku urban do të lejohet të qarkulloi nëpër komunat ku nuk ka raste të konfirmuar ame COVID-19.