www.rtcg.me

Mali i Zi - Për një muaj u shfaqën 313 raste me CoVid-19

Mali i ZI është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me pandeminë e coronavirusit, saktësisht me 17 mars u shfaqën raste e para të infeksionit.

Kur kanë kaluar saktësisht 35 ditë që kur u shfaq rasti i parë me COVID-19 në Mal të Zi, deri më sot janë konfirmuar 313 raste të prekur nga pandemia Coronavirusit, raporton RCTG.

Kryeqyteti Podgorica është vendi me numrin më lartë të pacientëve, me 161 persona, ndërsa Komuna e Tuzit ka 37 raste, ndërsa Komuna e Ulqinit ka 22 raste.

Ndërsa deri më sot janë shëruar 90 pacientë, dhe janë shënuar 5 viktima.

Në trajtim nëpër Spitale janë 35 persona, ndërsa institucionet shëndetësore kanë njoftuar se i kanë 151 respiratorë për të trajtuar pacientët në gjendje kritike.

Mali i Zi ka vendosur në dispozicion disa objekte dhe qendra për t`i shfrytëzuar si karantinë me kapacitet të përgjithshëm prej 1,249 dhoma, me 2,573 shtretër, disa nga objektet dhe hapësirat që do të shfrytëzohen si karantinë janë: Qendra e Studentëve.

Akademia e Policisë, Qendra e trajnimeve të Kryqit të Kuq, dhe disa hotele që i plotësojnë kushtet e nevojshme.

Në Kosovë deri më sot janë regjistruar 598 persona të infektuar me coronavirus. Nga ky numër 123 janë shëruar ndërsa janë shënuar edhe 16 viktima, duke përfshirë një grua shtatzënë.

Në nivel global deri më sot janë regjistruar 2 milion e 400 raste të prekur nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 170 mijë viktima, krahas 652 personave të shëruar që është 26%  e numri të përgjithshëm që janë shëruar.