Ilustrim

Mali i Zi, në 24 orët e fundit vetëm një rast ri me COVID-19

Mëngjesin e sotëm u raportua për një rasti të ri me COVID-19 në Mal të Zi, ndërsa nga 295 mostrat e testuar gjatë ditës asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me pandeminë e coronavirusit, më 17 mars u shfaqën raste e para të infeksionit.

Kur ka kaluar më shumë se një muaj që kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Mal të Zi, deri më sot janë konfirmuar 316 raste, raporton RTCG.

Nga 316 persona të prekur me COVID-19, aktualisht janë 188 raste aktive, 24 pacientë janë në trajtim spitalore, ndërsa janë shëruar 123 pacientë krahas 5 viktimave.

Institute te shëndetësisë në Mal të Zi po mbikëqyrin 1,974 persona si kontakte të personave të konfirmuara me COVID-19.

Kryeqyteti Podgorica është vendi më numrin më të madh të rasteve 161 persona, ndërsa Komuna e Tuzit ka 37 raste, si dhe Komuna e Ulqinit që ka 22 raste.

Kryeministri malazez Dusko Markoviq ka thënë se dyqanet, hotelet, kafenetë dhe restorantet do të fillojnë të rihapen në gjysmën e dytë të majit.

Të enjten në një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit, Markoviq tha se sallonet e flokëve dhe bukurisë dhe ndërmarrjet e tjera të vogla do të fillojnë të punojnë nga 4 maj.

“Ne do të veçojmë pesë milion euro nga buxheti për të shpëtuar kompanitë tona turistike,” tha Markoviq.