Mali i Zi me vetëm një rast aktiv me COVID-19

 

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me pandeminë e coronavirusit kur më 17 mars u shfaqen raste e para të infeksionit.

Sipas situatës aktuale Mali i ZI duket që do të jetë edhe shteti i parë që do të mposht në tërësi pandeminë COVID-19, pasi që në këtë shtet kanë mbetur vetëm një rast aktiv.

Në përgjithësi Mali i Zi krahasuar me vendet fqinje ka pasur numër të vogël të rasteve me coronavirus.

Në total në shtetin fqinj janë shfaqur 324 raste, ndërsa deri më sot janë shëruar 314 pacientë, dhe janë shënuar 9 viktima, raporton televizioni publik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kishte thënë se thënë se në javët në vazhdim Mali i Zi do të përgatitet për sezonin turistik, ndërsa në bazë të situatës aktuale Mali i Zi pritet që së shpejti të shpallet zonë e lirë nga coronavirusi – “Coronavirus Free Zone”.

Mali i Zi gati të shpallet zonë e lirë nga coronavirusi, do të nisë përgatitjet për sezonin turistik