Podgorica, Foto: Wikipedia

Mali i Zi me masa më të ashpra kundër përhapjes së COVID-19

Organi koordinues shtetëror për sëmundje ngjitëse i Malit të Zi do t’i shtrëngojë masat duke vendosur mbyllje në gjithë vendin nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit përderisa marketet, kafenetë e restorantet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në 6 në mbrëmje, raporton Balkan Insight..

Ky organ tha se këto masa janë e vetmja rrugë për ta ulur shpërndarjen e COVID-19.

Masat tjera përfshijnë ndalesën e trafikut ndërurban gjatë vikendeve dhe jo më shumë se katër veta të mbledhur jashtë.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 8 dhjetor.