Mali i Zi mbyll shkollat, parqet, qendrat tregtare dhe fitneset

Qeveria e Malit të Zi, sot ka shtrënguar masat COVID-19, në 11 qytete për shkak të rritjeve të rasteve me coronavirus.

Në shtatë ditët e ardhshme, qendrat tregtare, qendrat e fitnesit dhe parqet do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fakultetet do të kthehen në mësimin në distancë.

Masat do të hyjnë në fuqi në qytetet bregdetare të Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Niksic, Bar, Pluzine, Kotor, Pljevlja dhe kryeqytetin, Podgorica.

“Qytetarët malazezë mund të hyjnë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria pa test negativ PCR,” tha kreu i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galic.