FOTO: Rel, Flamuri i Malit te Zi

Mali i Zi shtrëngon masat për hyrje-dalje

Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi lajmëroi të premten që turistët mund të hyjnë në këtë shtet vetëm nëse janë vaksinuar ose kanë marrë rezultate negative në testin PCR.

Jelena Borovinic Bojovic, ministrja e Shëndetësisë, ka thënë që hyrja u lejohet edhe atyre që kanë bërë një test të antigjenëve, raporton Balkan Insight.

“Për shkak të ndryshimeve të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, ne kemi pasur disa variante të skenarëve për masat: prej karantinimit individual të qyteteve deri te instalimi i orës policore në të gjithë vendin. Sidoqoftë, ne i dhamë prioritet imunizimit”, tha Borovinic Bojovic në një konferencë për media.