Foto: Top Channel

Malësi e Madhe, furgoni humb kontrollin, përfundojnë në spital pasagjerët

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tamarë-Koplik të Malësisë së Madhe, ku një furgon ka humbur kontrollin dhe janë lënduar pasagjerët.

Mjeti tip “Benz” drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit: Z. G. 80 vjeç, Gj. P. 64 vjeç , Xh. Rr. 23 vjeç, D. V. 32 vjeç, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Top Channel