Foto: Facebook / Slobodan M. Vujiçiç

Malaziasit do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë

Shoqata e Malazezëve të Kosovës do të bojkotojë plotësisht zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 17 tetor. Kështu ka njoftuar nëpëres një komunikate për media kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës Slobodan M. Vujiçiç.

Arsyeja bazë e këtij vendimi, sipas Vujicic është mbytja e demokracisë që po bëhet nga ndikimi i Serbisë nëpërmes parapërcaktimit të votës e që po bëhet nën frikë e shëtrngim të votuesve.

“Ky vendim erdhi nga fakti se në komunat me shumicë serbe, ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin për media që ka bërë Vujiçiç.

Ai thotë se kanë konsideruar bashkërisht, se në një gjendje të tillë tensioni, e presioni të ushtruar e ndikuar fortë nga Beogradi zyrtar, nuk ka kushte për ushtrim vote demokratike.

“Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme”, shkruan më tej Vujiçiç.

Ai gjithashtu Shoqata që ai drejton, ka vendosur që të mos e njeh kurrë legjitimitetin e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 17 tetor.

“Shoqata e Malazezëve të Kosovës nuk do t’i japë kurrë legjitimitet zgjedhjeve të tilla, por ne do të bëjmë gjithçka për të rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës”, shkruan Vujiçiç.