Malajzia do të sjellë donacion me maska dhe dorëza në Kosovë

Malajzia pritet të sjellë 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza si donacion për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Stublla-Haradinaj, e cila tha se kishte zhviluar një videokonferencë me me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik.

Sipas ministers, donacioni pritet të vijë në ditët në vazhdim.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, shkroi Stublla Haradinaj.