Mal i Zi - Shkon në 52 numri i të prekurve me Covid-19

 

23 raste më shumë të coronavirusit janë konfirmuar të martën në mbrëmje 15 prej të cilëve ishin regjistruar në qytetin e Tuzit, afër kryeqytetit Podgorica, tha Instituti për shëndet publik i Malit të Zi, shkruan Balkan Insight.

Deri tani 52 njerëz janë testuar pozitiv për Covid-19 në vend, me një të vdekur nga komplikimet e sëmundjes.