Maksym Skubenko: Rusia po përpiqet të ndikojë te vendet tjera që krimet në Ukrainë të harrohen

Maksym Skubenko, udhëheqës i VoxCheck në Ukrainë, ka thënë se është shumë e rëndësishme që lajmet të verifikohen pasi dezinfomrimi rus, sipas tij, po e dëmton Ukrainën.

“Kjo është shumë me rëndësi për ne, sepse ne dimë se çka mund të na bëjë neve Ukrainës dezinformimi rus. Në vitin 2014-2015  e pamë se çka na bëri kjo”, tha ai.

Skubenko në emisionin “Kallxo Përnime” tha se Ukraina ka nevojë që bota të mos harrojë atë që po i bën Rusia.

“Dhe tani na duhet ndihma juaj për të siguruar se bota nuk do ta harrojë gjithë atë që Rusia bëri para vitit 2022, dhe se çka po u bën ajo qyteteve të Ukrainës, foshnjave, grave, e kështu me radhë. Kam parë shumë gjëra këto ditë, gjëra të cilat kurrë nuk kam menduar se mund t’i shoh. E tmerrshme,” shtoi ai.

Ai potencoi se Rusia po përpiqet të ndikojë tek vendet tjera që të harrohen këto vrasje.

Sipas tij, Rusia nuk do ndalë së shtyri përpara narrativën e saj për luftën në Ukrainë.

“E di se Rusia është munduar të ndikojë tek shtetet tjera që të harrohen këto vrasje, këto krime që po i kryejnë. Dezinformimi është vetëm pjesë e asaj që po bëjnë ata dhe ne duhet të kuptojmë se ata do të përpiqen të shtyjnë përpara narrativen. Jo vetëm dezinformata por edhe narrativa me të cilat do të bëjnë thirrje për veprim nga shtetet tjera, që të veprohet njëjtë siç po bëjnë ata me Ukrainën, vrasje, përpjekje për të marrë pjesë të shteteve tjera”, shtoi ai më tej.