Makineritë e KFOR-it zviceran lëvizin në Zveçan
Pajisjet e KFOR-it zviceran janë dërguar në njërën nga bazat e KFOR-it që gjendet në afërsi të Leposaviqit më sakte në bazën “Nothing Hill”.
Pajisje të rënda të KFOR-it zviceran erdhën nga pjesa magjistrale Mitrovicë e Veriut – Zveçan dhe u drejtuan për në Leposaviq.
KALLXO.com mëson se të njëjtit janë drejtuar për në bazën e NATO-së që është e vendosur në një hapësirë pa mbërritur në Leposaviq.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve dhe dy janë arrestuar mbrëmë në një hotel në afërsi të Banjkës.
Policia dje prezantoi armatimin e gjetur pas këtij aksioni, dhe në mesin e gjërave të gjetura janë edhe disa dokumente që i përkasin nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Lëvizje të Policisë së Kosovës, KFOR e Eulex vazhdimisht vërehen në këtë pjesë të vendit.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.