Majlinda Kelemendi fitoi medaljen e artë | Foto: Rio 2016

Majlinda Kelmendi shpallet qytetare me merita të veçanta

Kabineti qeveritar ka marrë vendim që xhudistes Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçantë për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës tha që kjo është një shenjë mirënjohje për kontributin që Majlinda Kelmendi i ka dhënë sportit në Kosovë.

“Znj.Kelmendi me arritjet e saj është shndërruar në ikonë të sportit, ajo i ka dëshmuar rinisë se kur punohet me përkushtim, suksesi është i pashmangshëm. Ajo ka përmbyllur karrierën aktive në sportin e xhudos, por do të vazhdojë të punojë si trajnere, ajo do të shpërblehet më 1321 euro në muaj”, tha ai.

Majlinda Kelmendi i ka sjellë Kosovës medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”.