'Made Kos', ndihmon komunën e Vitisë ta kontrollojë situatën pas coronavirusit

Coronavirusi ka prekur edhe Kosovën, dy persona janë nga komuna e Vitisë të cilët rezultatet u kanë dalë pozitiv, dhe një shtetase italiane që kishte qëndruar në qytetin e Klinës.

Njëri nga të prekurit është 39 vjeç, ndërsa tjetri 77 vjeçar, dhe një shtetase italiane 22 vjeçare.

77 vjeçari ditë më parë ka ardhur nga Itali, 39 vjeçari është i afërmi i tij.

Me të dalë rezultatet pozitive kjo komunë është futur në karantinë.

Kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, është ankuar se nuk ka pasur ndihma nga niveli qendror, në shenjë solidarilimi me këtë komunë “Made Kos”, i ka dalë në ndihmë me donacion nga depoja farmaceutike në vlerë prej 4560 euro, thuhet në ueb-faqen e kësaj komune.

Këtë ndihmë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli – Halili, thuhet tutje në njoftim.

Fotografi nga Vitia: Polic pa maska, punonjësit shëndetësor të mbrojtur

Kryetari Haliti, drejtori Aliu dhe drejtoresha Kadolli – Halili, kanë falënderuar për këtë donacion.

Dërgohen pajisjet mbrojtëse në Klinë e Viti

Deri më tani në Kosovë, janë tre persona të prekur me Coronavirus, ku edhe dhjetëra të tjerë po testohen.

Mali i Zi është i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka të persona të prekur nga COVID- 19.