Presidenti francez, Emannuel Macron - Foto: REL/Reuters

Macron në gjuhën shqipe: Franca është sot solidare me Shqipërinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një postimi në gjuhën shqipe ka shprehur afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi sot Shqipërinë.

Macron ka paralajmëruar dërgimin e specialistëve të forcave zjarrfikëse me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm.

Deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 21.