Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron mohon zërat për izolimin e Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mohuar pretendimet se do të izolohet shteti i tij, për shkak të rasteve të shtuara me coronavirus në këtë shtet.

Presidenti francez do t’i adresohet sot qytetarëve përmes një konference për media.

Siç raporton BBC, ekzistojnë spekulime që Macron do të marrë masa të ngjashme me Italinë dhe Spanjën, të cilat kanë marrë vendim që të gjithë qytetarët të izolohen në shtëpitë e tyre, por ai e ka mohuar.

Të gjitha bizneset jo thelbësore në Francë, përfshirë restorantet, kafenetë dhe baret – tashmë janë mbyllur në përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Që nga e diela, Franca ka shënuar më shumë 5 mijë raste me coronavirus dhe 127 njerëz kanë vdekur.

Në nivel global deri më tani janë shënuar mbi 174 mijë raste me coronavirus. Kurse janë shënuar 6 mijë e 684 vdekje, kurse janë shëruar 77 mijë e 865 raste.