Macron inkurajon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në një letër urimi dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit mes tjerash ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Presidenca e Kosovës njofton se Macron ka ka inkurajuar vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Presidenti francez gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.