Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron heq dorë paraprakisht nga pensioni i ish-presidentit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vendosur për të mos e marrë pensionin që i takon si ish-president.

Kështu ka njoftuar Presidenca franceze.

Vendimi i Macron vjen në një kohë grevash në Francë kundër reformave në pensione.

Mandati i Macron, i cili dje ka mbushur 42-vjeç, përfundon në vitin 2022, raporton Le Figaro.

Gjithashtu, Emmanuel Macron ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë as e Këshillit kushtetues francez.

Ish-presidentët janë pjesë e këtij Këshilli deri në vdekje dhe marrin 13.500 euro në muaj.

Pensioni mujor i ish-presidentit është 6.220 euro brutto.