Presidenti francez, Emmanuel Macron. FOTO-REL

Macron e uron Kurtin, e fton për vizitë në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrjen e detyrës së re.

Në letrën e urimit, Macron e ka ftuar Kurtin në Paris për ta takuar.

Ai ka sugjeruar Kurtin që të punoj më shumë për luftimin kundër pandemisë COVID-19.

“Duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për një vizitë sa më të shpejtë në Paris.