Foto: Twitter- Emmanuel Macron

Macron bisedon me Putinin për luftën në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas Pallatit Elize, Macron i ka bërë thirrje Putinit që t’i japë fund luftës dhe të sigurohen centralet bërthamroe të Ukrainës, pasi për shkak të granatimeve shpërtheu një zjarr në centralin Zaporizhja. Sipas njoftimit, Putin i tha presidenti francez se Rusia nuk dëshiron që të sulmojë centralet bërthamore.

Putin po ashtu i tha homologut të tij francez se Rusia do të arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”, tha Presidenca franceze.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kremlinit, Putin po ashtu ka fajësuar ukrainasit për incidentin në centralin bërthamor. Ai i ka thënë Macronit se ka pasur “provokim” nga “radikalët ukrainas”.

Ukraina ka fajësuar Rusinë për granatimet në Zaporizhja.

Kremlini shtoi se personeli rus dhe ukrainas së bashku po e mbikëqyrnin këtë central bërthamor, i cili është i madhi në Ukrainë dhe Evropë, dhe se nivelet e rrezatimit ishin “normale”.

Putin po ashtu ka fajësuar palën ukrainase për dështimin e evakuimit nga dy qytete ukrainase: Mariupol dhe Volovaha.

Ukraina ka thënë se si pasojë e granatimeve ruse armëpushimi që duhej të ishte në fuqi për të evakuuar civilët, nuk u respektua as të shtunën as të dielën. Ndërkaq, Kryqi i Kuq tha se të dy palët kanë dështuar të merren vesh për detajet se si do të bëhej evakuimi./REL