Kuvendi i Kosovës, 24 mars 2022/ Foto: KALLXO.com

LVV thotë se Selmanaj i LDK-së nuk mund të drejtojë Komisionin hetimor për energjinë

Deputeti nga radhët e LVV-së dhe njëherit kryetar i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk ka grup tjetër parlamentar për drejtuar komisioni për energjinë duke përfshirë edhe Listën Serbe.

“Nuk ka një grup tjetër parlamentar për të drejtuar këtë komision, aq më tepër kur kanë përfshirë edhe deputetët e LS dhe ata të pavarur. E kanë lënë një deputet të vetëm nga një grup parlamentar dhe e kanë propozuar një deputet të vetëm”, ka thënë Rrustemi

Për propozimin e deputetit të LDK-së Driton Selmanaj si kryetar i komisionit, Rrustemi ka thënë se Selmanaj mbetet deputet i LDK-së dhe po të ishte i pavarur nuk do të mund ta udhëhiqte.

“Çështja është: Grupi parlamentar i LDK-së peshon më shumicën dërmuese të deputetëve të LDK-së që e kanë nënshkru kërkesë, a në deputetin Selmanaj? Mbase në pikëpamjen e tyre po, por formalisht proceduralisht Selmanaj është një nga deputetët e LDK-së. Edhe po të ishte i pa varur nuk do të mund të kryesonte sepse ligji për hetim parlamentar flet për përbërjen e komisionit për përfaqësimin e grupeve parlamentar jo domosdo deputetin”, ka thënë Rrustemi.

Tutje ai ka thënë se nëse dëshirojnë të formojnë një komision hetimor le të bëjnë një hetim që nga viti 2006.

“Ju lutem nëse dojmë me themelu komision hetimor parlamentar le të bëjmë etim të mirëfillt parlamentar, nga viti 2006. Secilën çështje, nëse eventualisht keni ndonjë kërkesë jemi të gatshëm ta përfshijmë por, mos të krijojmë teatër për një çështje që është e qartë proceduralisht “, ka deklaruar Rrustemi

Bojkoti i opozitës dhe ndikimi në punën parlamentare