LVV shpall zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në shtator

Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të kësaj partie, në mbledhje u morën disa vendime që përfshijnë shpalljen e e zgjedhjeve të brendshme që do të nisin me 1 shtator.

Përveç kësaj, u morr vendim edhe për themelimin e 7 Qendrave të reja në mërgatë, përfshirë në Maqedoninë e Veriut.

 

Në këtë mbledhje të XL, u miratuan edhe këto raporte: Raporti vjetor i shpenzimeve për vitin 2019,  Raporti vjetor për vitin 2019 i Sekretariatit të Përgjithshëm., Raporti vjetor për vitin 2019 i Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Raporti vjetor për vitin 2019 i Grupit Parlamentar, Raporti vjetor për vitin 2019 nga pesë komunat ku jemi në bashkëqeverisje.

Kjo mbledhje sipas njofimit u mbajt online.