Albin Kurti, Keshilli i Pergjithshem i LVV-së, 14.07.2024. Foto: Albin Kurti/ Facebook

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 09.02.2025.

Kjo parti njoftoj se zgjedhjet e brendshme mbahen në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.

Anëtarët e LVV-së që duan të kandidohen për Kryeministër nga kjo parti kanë kohë që të paraqesin deklaratën e kandidaturës së bashku me dokumentacionet shoqëruese nga 04.12.2024 deri më 08.12.2024.

Kandidatura duhet të dorëzohet tek Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së.

 

Që prej kur Lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur t’i hyjë garës zgjedhore, gjithmonë ka kandiduar me Albin Kurtin për kryeministër. 
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e KQZ-së, e mbajtur më 28.08.2024, përmbanë 2,047,148 votues, shtetas të Kosovës.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 09.02.2025 është 209,878, sipas të dhënave të KQZ-së.