Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV premton 5 çerdhe në Lipjan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjant, Adnan Rrustemi në Debat Pernime ka thënë se kanë paraparë ndërtimin 5 çerdheve në këtë komunë.

“Edhe ne kemi paraparë 5 çerdhe. Nuk duhet të nisemi nga barrierat procedurale dhe financiare, ka opsione tjera. Kemi tre skenarë: përveç çerdheve pulbike, parneritet publiko-privat me bazë në komunitet, që na krijon mundësinë e ikjes nga ky obligim”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit: Adnan Rrustemi nga LVV; Bashkim Budakova nga AAK; Hyzret Rizani nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Lipjanit: Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi Hasani nga PDK; Hyra Bytyçi dhe Safete Amerllahu nga LDK; Majlinda Agushi nga AAK dhe Shahadije Dragaqina nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.