Protestohet para Komunës së Klinës, kundërshtohet ndërtimi i fabrikës së çimentos
LVV: Pezullohet ndërtimi i fabrikës së çimentos në Klinë
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë ka njoftuar se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim që të pezullohet ndërtimi i fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës.
“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka marrur vendim që të: PEZULLOHEN lejet dhe pëlqimi i operatorit Wallingford International Kosova L.L.C për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Komunën e Klinës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Nga MMPHI-ja nuk është publikuar asnjë vendim deri në publikimin e artikullit.
Banorët e disa fshatrave të Klinës kanë protestuar për të kundërshtuar ndërtimin fabrikës së çimentos.
Emisioni “Kallxo Përnime” e ka trajtuar rastin e fabrikës së çimentos në Klinë.
Banorët e disa fshatrave të Klinës kanë protestuar përsëri edhe më 14 maj për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos në fshatin Dollc.
Më 25 prill të këtij viti, KALLXO.com raportoi për kundërshtimet që qytetarët e komunës së Klinës po i bëjnë ndërtimit të një fabrike të çimentos që është planifikuar të ndërtohet në Dollc.
Në vitin 2020, qytetarët që u angazhuan për ta kundërshtuar këtë fabrikë duke mbledhur rreth 4 mijë e 700 nënshkrime në një peticion që kundërshtonte ndërtimin e kësaj fabrike.
Lufta e banorëve të fshatrave të Klinës për ta stopuar ndërtimin e fabrikës së çimentos