LVV nuk do të takohet me Hotin për dialog

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Qeveria e Kosovës, për të diskutuar  rreth dialogut me Serbinë.

Sipas tyre një qeveri e cila varet nga Lista Serbe, nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet.

“Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimev”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka.