Pamje nga
LVV në Vushtrri denoncon numrin e shtabit zgjedhor të AAK-së
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Vushtrri kanë thënë se kanë denoncuar në Policinë e Kosovës një numër të telefonit pasi, sipas tyre nga ky numër po telefonohet qytetarët me qëllim të krijimit të irritimit ndaj LVV-së.
Numri që është denoncuar, siç ka marrë vesh KALLXO.com është numri i Shtabit Zgjedhor të AAK-së.
Sipas Vetëvendosjes, nga ai numër janë irrituar mbështetësit e LVV-së.
“Kane thirrë janë prezantu si shtab “LVV” , dhe kanë indentifiku përkrahës tanë, ku iu kanë bërë presion që të dalin me votu në këtë formë: “Qysh s’jeni dal hala a jeni budallë ju a jeni normal. Këtë na e dëshmuan personat që kanë pranu thirrjen”, ka thënë për Kallxo.com , Burim Rexhepi shef i Shtabit Zgjedhor të LVV-së për Vushtrri.
KALLXO.com ka telefonuar në numrin e denoncuar nga LVV që doli të jetë numri i Shtabit zgjedhor të AAK-së
Lulëzim Leci. sekretar ekzekutiv i AAK-së ka mohuar pretendimet e Vetëvendosjes duke thënë se ka ndodhur vetëm një telefonatë dhe ajo ka qenë gabimisht.
“E vërteta është se nga ky numër ne u komunikojmë me komisionerët e Aleancës për të marrë informata për procesin zgjedhor. Gjatë telefonatave rastisi që një numër ishte regjistruar gabim dhe u lajmërua njërii VV”, ka thënë për Kallxo.com, Lulezim Leci, sekretar ekzekutivë i AAK-së.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.