Zgjedhjet Qendrore 2021, KQZ, kutia e votimeve

LVV në Kamenicë fiton më së shumti mandate në Kuvendin Komunal

Ndonëse kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës ka qenë më i votuari, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me kandidatët për Kuvendin Komunal.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në komunën e Kamenicës, më së shumti vende në asamblenë komunale ka fituar Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 mijë e 522 vota, apo 23,11%.

Ndërsa në votat për kryetar, kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj ishte renditur i dyti.

Partia e dytë që ka marrë më shumti vota për Asamblenë e Kamenicës është PSD.

Sipas rezultateve preliminare, PSD ka marrë 3 mijë e 063 apo 20,10% votave.

Partia e tretë është LDK me 2 mijë e 309 vota apo 15,15%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është renditur e katërta, duke marrë 2 mijë e 307 apo 15,14%.

Ndërsa e pesta është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2.043 apo 13,41%.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Kamenicës.